Categories: BotaLajme

Lufta Izrael–Hamas, OKB: Mbi 338 mijë palestinezë të shpërngulur nga Gaza

Më shumë se 338 mijë palestinezë janë shpërngulur nga Gaza, pesë ditë pas luftës së nisur mes Izraelit dhe grupit Hamas që kontrollon qytetin afër Mesdheut.

Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare në OKB bëri thirrje për arritjen e një armëpushimi humanitar që personeli të lejohet të vlerësojë situatën në Gazë.

Sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Largët, mbi 220 mijë palestinezë po strehohen në 88 shkollat e agjencisë të shpërndara nëpër Rripin e Gazës. Më shumë se gjysmë milion njerëz nuk po sigurojnë ushqimin, deklaron agjencia, sepse konflikti luftarak e ka detyruar të mbyllë 14 qendrat e shpërndarjes së tyre.

Ndërkohë, avionët izraelitë vazhdojnë të bombardojnë territore të Gazës në kuadër të operacionit “Shpatat e Hekurta” për të asgjësuar elementët e Hamasit që mëngjesin e 7 tetorit kryen një sulm të papritur me raketa dhe nga toka e deti, duke vrarë deri tani të paktën 1.200 izraelitë. Një bilanc i ngjashëm viktimash raportohet edhe nga autoritetet e Gazës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

11 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

11 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

11 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

11 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

11 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

12 hours ago

This website uses cookies.