Lufta Izrael-Hamas, Rama: Mund të ndikojë rajonin, Serbia të njohë Kosovën 

rama ismaili

rama ismaili

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se rajoni i Ballkanit mund të ndikohet nga lufta në Lindjen  e Mesme midis Izraelit dhe Hamasit.

Ne e kemi pasur aset faktin që kemi një shoqëri me disa besime fetare dhe që pranojnë njëra-tjetrën. Ndaj besoj se lufta në Izrael është e rrezikshme , pasi Hamasi dhe ata që i mbështesin janë agjentë të kaosit. Këtë kaos duan ta përhapin kudo, jo vetëm në Lindjen e Mesme.

Rajoni ynë mund të ndikohet po ashtu nëse nuk jemi plotësisht të vetëdijshëm për këtë dhe nëse nuk bëjmë çdo gjë për të mbajtur kaosin jashtë dhe të ndalojmë përfshirjen në konflikt”, tha Rama.

Duke folur në Këshillin e Atlantikut mbi sfidat e rajonit, Rama theksoi se çështja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhet me paqen përfundimtare që duhet të rezultojë me njohjen e plotë të Kosovës nga Serbia.

Ajo që ndodhi në ngjarjen tragjike në Banjskë. Përgjegjësia është shumë e qartë në këtë rast, jo vetëm për personat e përfshirë drejtpërdrejtë në veprimet terroriste, por edhe përgjegjësia e Beogradit që nuk dënoi rastin, por shpalli ditë zie kombëtare për kriminelët”, u shpreh Rama.

Rama vuri në dukje se duke pranuar formimin e Asociacionit Albin Kurti dhe qeveria e tij kanë dëshmuar vullnet të rëndësishëm për të ecur përpara.

Duke pranuar formimin e Asociacionit kryeministri i Kosovës dhe qeveria e Kosovës kanë dëshmuar vullnet të rëndësishëm për të ecur përpara dhe për të kërkuar zgjidhje e jo alibi apo për të kërkuar të shkuarën në vend të së ardhmes. Siç është shprehur edhe nga Kurti, kjo do të jetë e jashtëzakonshme për Kosovën dhe rajonin”, nënvizoi kryeministri Rama.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.