7563ad8cd56e4492b25b286a3ba2ce72
Ndërsa lufta Izrael-Hamas vijon prej më shumë se një muaji, Kryeministri Edi Rama ka përsëritur qëndrimin e Shqipërisë për mbështetjen ndaj Izraelit. Kreu i qeverisë theksoi se është thelbësore që t’i jepet fund konfliktit para se të dalë jashtë kontrollit, teksa mbështeti thirrjen e presidentit amerikan Xho Bajden (Joe Biden) për një pauzë humanitare.
“Ndërsa qëndrojmë me vendosmëri me Izraelin kundër Hamasit, ne jemi gjithashtu shumë të shqetësuar për vuajtjet e civilëve dhe shkatërrimin në Gaza. Është thelbësore t’i jepet fund këtij konflikti përpara se ai të përshkallëzohet më tej dhe të dalë jashtë kontrollit. Shqipëria mbështet thirrjen e Presidentit Biden për një pauzë humanitare në armiqësitë”, shkruan kreu i qeverisë në rrjetin social X.
Rama u shpreh se Liga Arabe dhe Turqia, në këmbim të një armëpushimi të menjëhershëm, duhet të sigurojnë lirimin e pakushtëzuar dhe të sigurt të të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi.
Po ashtu, sulmet e 7 tetorit mbi Izraelin, thekson Rama, treguan se nuk mund të ketë të ardhme politike për Hamasin.
Kryeministri bëri me dije se shumë shpejt do të bashkohet me liderët botëror në Forumin e Paqes në Paris, për të diskutuar mbi mënyrat për rivendosjen e paqes në Lindjen e Mesme.
“Pas krimeve të tmerrshme të kryera më 7 tetor, nuk mund të ketë të ardhme politike për Hamasin. Sipas një mandati të OKB-së, një forcë ndërkombëtare e udhëhequr nga Liga Arabe mund të marrë përkohësisht kontrollin e Gazës, duke lehtësuar një kalim të përgjegjësive qeverisëse nga Hamasi te Autoriteti Palestinez. Së shpejti do të bashkohem me liderët e tjerë botërorë në Forumin e Paqes në Paris, ku do të diskutojmë mënyrat për rivendosjen e paqes në Lindjen e Mesme”, shkruan Rama.
Katër fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçaos në Serie…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin perëndimor të Gjermanisë, Mannheim, ku një automjet ka…
Një ditë pasi liderët evropianë mbështetën Ukrainën në samitin e Londrës, që erdhi pas përplasjes…
Në qytetin e Augsburgut, një nga rajonet e Gjermanisë, jetojnë mbi 300 mijë qytetarë, mes…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore mbi Luigj Gurakuqin, 100 vjet pas…
Një 46-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë për vrasje dhe në kërkim për…
This website uses cookies.