Lufta Izrael-Hamas, SHBA godet objektivat e lidhura me Iranin në Sirinë Lindore

0017a0ca21e64e22af36f66442a767e0

0017a0ca21e64e22af36f66442a767e0

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme ajrore në Sirinë lindore ndaj objektivave të lidhura me Iranin.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin bëri të ditur se teksa presidenti Joe Biden ka biseduar me sundimtarin e Katarit në përpjekjen për të siguruar lirimin e pengjeve në Rripin e Gazës, SHBA sulmoi pikat e objektivave të Sirisë lindore të lidhura me Iranin.

Ndërkaq, ushtria izraelite vazhdoi me ofensivën kundër Hamasit, e cilësuar si një organizatë terroriste nga SHBA dhe Bashkimi Evropian, duke kryer bastisje në Gazën veriore në periferi të kampit të refugjatëve Shati, i treti më i madhi në enklavën palestineze.

Izraeli ka shënjestruar infrastrukturën e Hamasit që ata thonë se ndodhet në institucionet qendrore qeveritare në zemër të popullatës civile, duke përfshirë shkollat, universitetet, xhamitë dhe rezidencat.

Sipas ushtrisë izraelite, infrastruktura terroriste e Hamasit ishte vendosur qëllimisht brenda strukturave civile duke përmendur si shembuj Universitetin Al-Quds xhaminë Abu Bakr, ndërsa konfiskuan dhjetëra armë, pajisje ushtarake dhe plane operacionale që i përkisnin Hamasit.

Ndërkaq, SHBA paralajmëroi Izraelin se veprimet ushtarake po nxisin tensionet kufitare të Libanit.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin i shprehu shqetësim homologut të tij izraelit Yoav Gallant në një telefonatë për rolin e Izraelit në përshkallëzimin e tensioneve përgjatë kufirit me Libanin, raportoi Axios, duke cituar burime të paidentifikuara izraelite dhe amerikane të informuara për thirrjen.

Axios tha se mesazhi i Austin për Gallant pasqyronte ankthin në rritje në Shtëpinë e Bardhë se veprimi ushtarak izraelit në Liban kundër grupit militant Hezbollah po përkeqëson tensionet dhe mund të çojë në një luftë rajonale.

Në administratën e Bidenit janë të shqetësuar se Izraeli po përpiqet të provokojë Hezbollahun dhe të krijojë një pretekst për një luftë më të gjerë në Liban që mund të tërheqë SHBA-në dhe vendet e tjera më tej në konflikt.

Nga ana tjetër, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë deklaruar se lufta e ka hedhru Lindjen e Mesme në kaos.

“Kriza e ka futur rajonin në një periudhë tjetër të rëndësishme dhune dhe kaosi”, tha Anëar Gargash, këshilltari diplomatik i presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, në një konferencë në Abu Dhabi.

Hamasi filloi luftën dhe “asgjë nuk mund të justifikojë sulmet që synojnë civilët,” tha ai.

Në të njëjtën kohë, ne jemi thellësisht të shqetësuar nga reagimi i pashembullt i qeverisë dhe ushtrisë izraelite.

Sulmet joproporcionale ndaj civilëve nuk mund të justifikohen dhe të shtojnë karburant të mëtejshëm në perspektivat e radikalizimit më të madh në rajon”, u shpreh Anëar Gargash.

Ai përsëriti qëndrimin e Emirateve të Bashkuara Arabe se duhet të ketë një armëpushim. “Konflikti nënvizon gabimin serioz të politikës së frenimit të palestinezëve”, tha ai, duke shtuar se duhet të ketë një shtytje të re drejt një zgjidhjeje me dy shtete.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.