Categories: AktualitetLajme

Lufta kundër kanabisit, Balla: Nga java e ardhshme monitorim territori përmes dronëve bayraktar

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla deklaroi se duke nisur nga java e ardhshme monitorimi i territorit do të kryhet përmes dronëve bayraktar.

“Dua të konfirmojë se përveç monitorimit nga ajri përmes  protokollit të bashkëpunimit që kemi me GdF këtë vit duke filluar nga java e ardhshme ne do të kemi mundësin fal edhe protokollit të bashkëpunimit me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, ne do të përdorim edhe dronët “Bajraktar”, të cilët do të bëjnë një monitorim sistematik të të gjithë territorit të Republikës së Shqipërisë me një fokus luftën kundër fenomenit të kultivimit të lëndëve narkotike kryesisht cannabis sativa, por gjithashtu të mos harrojmë që fokusi i monitorimit të vendit me dronët “Bajraktar”, do të jetë kundër të gjitha formave të tjera të krimit përfshirë këtu dhe krimet  mjedisore, përfshirë këtu bashkëpunimin mes Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, njësisë operacionale e cila do të vendosi në përdorim dronin “Bajraktar” edhe me IKMT për të luftuar dhe fenomenin e ndërtimeve pa leje apo forma të tjera të krimeve mjedisore, po ashtu dhe kuadër të masave tona që lidhen me sezonin turistik”, tha Balla.

Në prononcimin për media, ministri u ndal dhe te ndryshimet në Kodin Rrugor për të cilin bëri me dije se shkeljet që përfshijnë mjetet e transportit publik që transportojnë fëmijë, duhet të penalitete të tjera shtesë, duke iu referuar këtu shembullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ka disa iniciativa që janë bërë tashmë. Nga Ministria e Infrastrukturës ka disa propozime të vlefshme për ndryshime në kodin rrugor. Në policinë e shtetit dhe Ministria e Brendshme janë propozuar disa masa në kuadër të paketës së sigurisë në shkolla. Dua ta përsëris dhe shpresoj që kam mbështetjen e prindërve, gjyshërve, komuniteteve, lidhur me disa problematika që duhet të adresohen në kodin rrugor. Një parakalim i rrezikshëm i një mjeti rrugor ndaj një mjeti transporti publik që transporton fëmijë që shkojnë në shkollë, nuk mund të jetë një incident rrugor i cili të trajtohet në mënyrë të barabartë me rastet kur nuk kemi të bëjë me përfshirjen të kësaj ngjarje rrugore të një mjeti që transporton fëmijët në shkollë.

Në SHBA ka një dyfishim të penalitetit kur bëhet fjalë për shkelje që përfshijnë mjetet e transportit publik që çojnë fëmijët në shkollë.

Falë bashkëpunimit me Policinë së Shtetit, Policisë Tiranë dhe një prej shkollave të mesme u bë ndalimi në flagrancë ndalimi i një nxënësi që  që drejtonte mjetin e kryente manovra të rrezikshme nën efektin e lëndëve narkotike”, tha Balla.

RTSH Shkodra

Recent Posts

QKF “Kujtim Alija” fiton kupën e festivalit – Vogëlushët shkodranë morën tre çmime të para në Durrës

QKF “Kujtim Alija” është shpallur fituese e tre kategorive si dhe është vlerësuar me Kupën…

1 minute ago

Kolektori në qendër të Shkodrës – Kryebashkiaku Benet Beci inspekton punimet e nisura prej ditësh

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet që po kryhen në…

6 minutes ago

Kolektori në “Mark Lula”, vatër epidemie -Banorët: Është e nevojshme ndërhyrja për pastrimin e kanaleve

Kjo është gjendja ku ndodhet sot kolektori i lagjes “Mark Lula”, i cili është kthyer…

9 minutes ago

“Kartoni jeshil”  me Malin e Zi – Lajm i gëzueshëm për shkodranët që punojnë në vendin fqinj: Kemi lehtësira

Tarifa e re 50 euro me afat 1- vjeçar për shqiptarët që udhëtojnë drejt Malit…

15 minutes ago

Brdaric: “Final Four” një rrugë e gjatë -Trajneri i Vllaznisë flet për 3 pikë në ndeshjen me Teutën në Durrës

Duhet te kthehemi tek situata që kishim para ndeshjes me Egnatian. Kështu e ka nisur…

22 minutes ago

Analiza e punës 1- vjeçare të MZSH / Paralajmërohet përmirësimi i kushteve të punës dhe rritja e numrit të punonjësve

Është zhvilluar në drejtorinë e Shërbimit Zjarrëfikës në Shkodër analiza vjetore e të gjithë qarkut.…

26 minutes ago

This website uses cookies.