Lufta kundër krimit, 100 milionë euro pasuri të sekuestruara në 6 muaj e parë të 2024

Rreth 100 milionë euro janë sekuestruar në 6 muajt e parë të vitit 2024 nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm në të gjithë vendin.

Gjatë raportit të bërë nga Prokuroria e Përgjithshme sekuestrimet më të mëdha të pasurisë janë bërë në Tirën me 60 milion euro, pasuri që janë vënë si rezultat i veprimtarive kriminale.

Gjithashtu, sipas prokurorisë së Përgjithshme, 35 milionë euro pasuri janë sekuestruar nga Prokuroria Vlorë konkretisht në zonën e Himarës.

“Vetëm gjatë muajit qershor, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, sekuestroi 50 milionë euro pasuri të disa subjekteve tregtare për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale’. Ndërkohë që po në muajin e fundit, kjo prokurori sekuestroi edhe 10 milionë euro pasuri në llogari bankare në kuadër të hetimeve të skemës së mashtrimit të kredidhënies, administratorëve të subjekteve financiare. Prokuroria Pranë gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vendosi në sekuestro preventive në Himarë, pasuri të patundshme në vlerë totale prej 35 milionë eurosh. Pasuri të dyshuara se janë përfituar me dokumente të falsifikuara. Ndërsa në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, vetëm në një nga hetimet e fundit të këtij institucioni u sekuestruan pasuri në vlerë 2 milionë euro të cilat dyshohej se buronin nga veprimtari kriminale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Edhe Prokuroritë në Durrës, Elbasan, Sarandë, Lezhë, Gjirokastër dhe Korçë, kanë sekuestruar në 6 muajt e parë të këtij viti, pasuri të tjera të tundshme dhe të patundshme si prona, makina si dhe subjekte të ndryshme tregtare.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.