Categories: AktualitetLajme

Lufta kundër krimit dhe terrorizmit, Balla takon Ambasadorin e Mbretërisë së Marokut

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka pritur në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Marokut Youssef Balla, me të cilin diskutoi çështjet që kanë të bëjnë me forcimin e bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese të të dy vendeve dhe luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, migracionit të paligjshëm apo terrorizmit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri Balla thekson se ky takim vjen pas një akti konkret bashkëpunimi të autoriteteve të Marokut, të cilët lehtësuan ekstradimin e një personi shumë të kërkuar nga drejtësia shqiptare, pavarësisht mungesës së një marrëveshjeje të nënshkruar mes dy vendeve.

Mirëprita Ambasadorin e Mbretërisë së Marokut Youssef Balla, me të cilin diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese të dy vendeve tona në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, migracionit të paligjshëm apo terrorizmit. Pak ditë më parë realizuam ekstradimin e një personi të shumëkërkuar nga Maroku, edhe pse me Mbretërinë e Marokut nuk e kishim një marrëveshje ekstradimi, duke na ka krijuar tashmë eksperiencën por edhe besimin të vijojmë përpjekjet tona për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ndaj personave që fshihen në vende të tjera”, shkruan Balla.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

27 minutes ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

33 minutes ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

49 minutes ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

51 minutes ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

53 minutes ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

59 minutes ago

This website uses cookies.