Categories: AktualitetLajme

Lufta kundër krimit të organizuar, Balla: Prioritet, SPAK hetime komplekse për çmontimin e grupeve kriminale

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka deklaruar se do të intensifikohet lufta kundër krimit të organizuar.

Në fjalën e tij në eventin “Siguri-Vlerësim-Mbështetje”, Balla tha se SPAK ka ndërmarrë një sërë hetimesh komplekse, për çmontimin e grupeve të përfshira në ngjarje të rënda kriminale.

Janë një sërë ngjarjesh kriminale që ende nuk janë zbardhur, për të cilat Balla tha se autorët duhet të përballen me drejtësinë.

Lufta kundër krimit të organizuar dhe përmirësimi i sigurisë publike mbeten prioritet kryesor dhe goditjet e forta kundër grupeve kriminale do të intensifikohen çdo ditë. Hetime komplekse nën drejtimin e SPAK apo prokurorive në rrethe do të çmontojnë grupe të përfshira në ngjarje të rënda, si vrasje, apo trafiqe e pastrime parash. Policia e Shtetit po fiton një besim më të madh jo vetëm nga publiku por dhe nga agjencitë e vendeve partnere. Vetëm me Policinë italiane kemi 14 grupe të përbashkëta hetimore, që kanë dhënë rezultate të rëndësishme në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar. Kemi ende shumë persona në kërkim, ngjarje të rënda pa autor, e vrasje të vjetra që nuk mund të harrohen nëse autorët nuk përballen me drejtësinë”, u shpreh Balla.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

9 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

9 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

9 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

10 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

10 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

10 hours ago

This website uses cookies.