Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të paligjshëm, Balla takon të ngarkuarin me punë të SHBA-së

d8cf44b98d7345b2b0fcfc69af9c29f0
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është takuar me të ngarkuarin me punë të SHBA-së, Deivid Uinser (David Winser), ku kanë diskutuar mbi partneritetin dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e zbatimit të ligjit, duke u fokusuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të paligjshëm të narkotikëve.
“Mirënjohës për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Policisë së Shtetit DEA dhe Policisë së Kosovës në operacionin për arrestimin e një personi shumë të kërkuar nga drejtësia pak ditë më parë”, shkruan ministri Balla.