Categories: AktualitetLajme

Lufta kundër pastrimit të parave, Balluku: Duhet të hartojmë një strategji kombëtare kundër krimit ekonomik!

Shqipëria ka patur një sukses duke dalë nga lista gri e pastrimit të parave. Deklarata vjen nga Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë mbledhjes vjetore të Komitetit Bashkërendues të luftës kundër pastrimit të parave.

Viti 2023 ka qenë pa dyshim një vit i suksesshëm për vendin tonë jo vetëm për sa i takon vlerësimit shumë pozitiv për daljen e Shqipërisë nga lista gri e FATF-së, por edhe për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së” tha zonja Balluku. Në vlerësimin e saj  ky moment pozitiv ka ardhur si rezultat e një pune shumë të madhe të të gjithëve  ku një rol mjaft të rëndësishëm ka pasur edhe konsolidimi dhe zbatimi i reformës në drejtësi, edhe institucionet e reja të krijuara si SPAK duke dhënë impaktin e daljes së Shqipërisë nga lista gri.

Ministrja tha se “Inteligjenca artificiale dhe ndërveprimi mes institucioneve në luftën kundër krimit ekonomik është një synim dhe objektiv madhor i qeverisë shqiptare”. “Synojmë të biem dakord për nevojën e një strategjie kombëtare në fushën e parandalimit dhe goditjes së pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit duke hartuar dhe miratuar këtë strategji brenda 6-mujorit të parë të vitit 2024,” tha ministrja Balluku. Kjo strategji do të jetë një udhërrëfyes për një sërë procesesh vlerësuese, si dhe do të rrisë efikasitetin e këtij Komiteti.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dinastia Marubi, njëqind vite të studios fotografike shqiptare

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…

15 hours ago

Vijon numërimi në Kosovë, LVV kryeson me 80% të votave nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…

15 hours ago

Pullat fiskale do prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, shpërndarja nis në fund të marsit

Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…

15 hours ago

KQZ miraton fondet vjetore për partitë, regjistron 51 subjekte për zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…

15 hours ago

Fluks aplikimesh për Magjistraturën, fokusi te integriteti dhe aftësitë analitike

Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…

15 hours ago

Ramazani, mesazhi i zëvendësmyftiut – Teologu Arben Halluni uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë

Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…

16 hours ago

This website uses cookies.