54 mije te plagosur ne Gaza
Që nga sulmi i 7 tetorit të Hamasit ndaj Izraelit e deri më sot në luftën midis tyre janë vrarë 20 mijë persona dhe të paktën 54 mijë të tjerë janë plagosur në Gaza.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë palestineze të kontrolluar nga Hamasi, bëhet e ditur se numri i të vdekurve në sulmet izraelite që nga 7 tetori ka kaluar 20 mijë.
Ministria e Shëndetësisë e Hamasit, e cila ka kontrolluar Rripin e Gazës që nga viti 2007, deklaroi se 20,424 palestinezë janë vrarë që nga 7 tetori, ndërsa 166 prej tyre kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
Sipas bilancit të ri janë lënduar 54 036 persona.
Nga ana tjetër, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se vendi i tij po paguan një “çmim shumë të rëndë për luftën” pasi 14 ushtarë u vranë në përleshjet në Rripin e Gazës që nga e premtja.
“Ne po paguajmë një çmim shumë të rëndë për luftën, por nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të vazhdojmë të luftojmë”, tha Netanjahu në një nga mbledhjet e qeverisë, duke shtuar se “lufta do të jetë e gjatë”.
Sipas bilancit të fundit të lëshuar nga ushtria, 153 ushtarë janë vrarë në territoret palestineze që nga fillimi i operacioneve tokësore më 27 tetor.
Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…
Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…
Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…
Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…
This website uses cookies.