ab7595a8bbcc49dcbce101733b3d1110
Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken (o. Antony Blinken), mbërrin mëngjesin e sotëm (12 tetor) në Izrael në një mision për të parandaluar shpërthimin e një lufte më të gjerë pas sulmit nga militantët palestinezë të Hamasit dhe bombardimit izraelit në Rripin e Gazës.
Në një shfaqje solidariteti me aleatin më të afërt të Uashingtonit në Lindjen e Mesme, Blinkeni do të takohet me zyrtarë të lartë izraelitë, duke përfshirë kryeministrin Benjamin Netanjahu (Netanyahu) për të diskutuar për rritjen e mëtejshme të mbështetjes ushtarake.
Po ashtu, ditën e nesërme, kryediplomati amerikan do të pritet në një takim edhe nga presidenti palestinez, Mahmud Abas (o. Mahmoud Abbas).
Udhëheqja politike palestineze është thellësisht e ndarë midis partisë Fatah të Abasit në Bregun Perëndimor dhe kundërshtarëve të saj militantë islamikë Hamas që kontrollojnë Rripin e Gazës.
Kjo vizitë e Blinkenit në Izrael është pjesë e përpjekjeve të qeverisë amerikane për të treguar angazhimin ndaj Izraelit gjatë kësaj periudhe sfiduese.
Gjithashtu, Sekretari i Mbrojtjes, Loid Ostin (o. Lloyd Austin), ka deklaruar më herët se një grup i vogël i forcave të veçanta të operacioneve të SHBA po bashkëpunon me kolegët izraelitë për të ndihmuar në planifikim dhe informacionin inteligjent në lidhje me situatën aktuale.
Pas nisjes së sulmit të befasishëm nga Hamasi më 7 tetor, SHBA-ja i ka dërguar Izraelit ndihmë të re ushtarake dhe po ashtu ka urdhëruar që avionmbajtjësja më e madhe të dislokohet afër Izraelit.
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në lotin e dytë…
Lorela Sinani dhe Elia Lika janë dy vajzat shkodrane që një pjesë të mirë të…
Një investim prej 2 milion dollarësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet që të zbatohet…
Në vazhdën e takimeve autoriale, në Bibliotekën publike “Marin Barleti” ishte i ftuar për një…
Linja hekurudhore Durrës-Prishtinë është një projekt strategjik që synon të lidhë Shqipërinë me Kosovën përmes…
Ashtu si në të gjithë Shqipërinë edhe në Qarkun e Lezhës, po mbahet proçesi i…
This website uses cookies.