Lufta me Hamasin, Jordania tërhoqi ambasadorin. Izraeli i përgjigjet Amanit

f1305a23598448f5802d8a2d6f043336

f1305a23598448f5802d8a2d6f043336

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite Lior Haiat ka reaguar ndaj vendimit të Jordanisë për të tërhequr ambasadorin.

Haiat ka deklaruar se “i vjen keq për vendimin e qeverisë jordaneze për të tërhequr ambasadorin e saj”

Shteti i Izraelit është i fokusuar në luftën e imponuar ndaj tij nga sulmi terrorist vrastar nga Hamasi, një organizatë terroriste që masakroi 1400 izraelitë dhe rrëmbeu 240 gra, fëmijë, foshnja dhe të moshuar.

Izraeli po synon terroristët e Hamasit dhe infrastrukturën terroriste të kësaj organizate, e cila përdor civilët e Rripit të Gazës si mburoja njerëzore”, tha Haiat në një deklaratë të shpërndarë në rrjetin social “X”.

Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, njoftoi më herët të mërkurën se po tërhiqte ambasadorin e saj në Izrael dhe se masa po ndodhte menjëherë “si një shprehje e qëndrimit të Jordanisë që refuzon dhe dënon luftën izraelite që po shpërtheu në Gaza”.

Kolumbia dhe Kili gjithashtu tërhoqën ambasadorët e tyre në Izrael të martën për shkak të sulmeve të Izraelit në Gaza.

Presidenti kilian Gabriel Boriç tha se masa është për shkak të “shkeljeve të Izraelit të Ligjit Ndërkombëtar Humanitar në Rripin e Gazës”. Dhe presidenti kolumbian Gustavo Petro tha se “nëse Izraeli nuk e ndal masakrën e popullit palestinez, ne nuk mund të jemi atje”.

Gjithashtu, Bolivia njoftoi të martën se po ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, duke përmendur “krimet kundër njerëzimit të kryera kundër popullit palestinez” në vazhdën e luftës së Izraelit me Hamasin, sipas Agjencisë Boliviane të Informacionit (ABI)?

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.