Lufta me Hamasin, Maldivet ndalojnë hyrjen e izraelitëve në vend
Maldivet do të ndalojnë hyrjen e qytetarëve izraelitëve. Vendimi vjen si pasojë e luftës së Izraelit ndaj Hamasit.
Zyra e Presidentit të Maldiveve Mohamed Muizzu tha se kabineti i tij kishte vendosur të ndryshojë ligjet për të parandaluar hyrjen e mbajtësve të pasaportave izraelite në vend dhe do të krijojë një nënkomision për të mbikëqyrur procesin. Ai tha gjithashtu se presidenti do të emërojë një të dërguar special për të vlerësuar nevojat palestineze dhe për të nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve.
Si përgjigje, Ministria e Jashtme e Izraelit rekomandoi qytetarët e saj të mos udhëtojnë në Maldive ndërsa ata që aktualisht janë atje të largohen.
“Për qytetarët izraelitë që tashmë janë në vend, rekomandohet të mendojnë të largohen, sepse nëse e gjejnë veten në ankth për ndonjë arsye, do të jetë e vështirë për ne të ndihmojmë”, tha ministria.
Rreth 528 shtetas izraelitë vizituan Maldivet në katër muajt e parë të këtij viti, nga 4,644 në të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas të dhënave të qeverisë së Maldiveve.