Lufta me Hamasin, Netanjahu i telefonon Bajdenit
Kryeministri Benjamin Netanjahu ka folur në telefon me presidentin amerikan Joe Biden për ta falënderuar pas fjalimit që mbështeti pa mëdyshje Izraelin kundër terrorizmit të Hamasit një ditë më parë.
Netanjahu “falënderoi presidentin për fjalët e tij të mbështetjes së fortë pas bisedës së tyre të fundit dje dhe për mbështetjen e palëkundur për Izraelin”, thuhet në një deklaratë të zyrës së Kryeministrit.
Kjo është hera e katërt që të dy flasin që nga sulmi i së shtunës, ndërsa nuk ka asnjë deklaratë të Shtëpisë së Bardhë për telefonatën mes dy liderëve, transmeton Israel Times.