Lufta me Hamasin/ Netanjahu: Izraeli nuk po kërkon të pushtojë apo qeverisë Gazën
Kryeministri Benjamin Netanjah (Netanyahu) ka thënë se Izraeli nuk kërkon të pushtojë apo të qeverisë Gazën por sipas tij “do të nevojitej një forcë e besueshme për të hyrë në territorin palestinez nëse është e nevojshme për të parandaluar shfaqjen e kërcënimeve militante”.
Netanjahu tha se një qeveri civile do të duhej të formohej në territor, por se Izraeli do të sigurohej që sulmet e Hamasit të 7 tetorit të mos ndodhin më.
“Pra, ne duhet të kemi forcë të besueshme që, nëse është e nevojshme, do të hyjë në Gaza dhe do të vrasë vrasësit. Sepse kjo është ajo që do të parandalojë rishfaqjen e një entiteti të ngjashëm me Hamasin”, tha Netanjahu.
Deklarata e tij, erdhi pasi zyrtarët palestinezë thanë se Izraeli nisi sulme ajrore mbi ose afër të paktën tre spitaleve, duke theksuar më tej sistemin e pasigurt shëndetësor të territorit palestinez. Izraeli nuk i është përgjigjur pretendimeve.
Zyrtarët palestinezë thanë se vendet përfshinin terrenet e spitalit më të madh të Gazës, Al Shifa, për të cilin IDF tha se ishte vendosur në një zonë që e quajti “zemra e inteligjencës dhe aktiviteteve operacionale” të Hamasit kur planifikoi sulmet e 7 tetorit. Hamasi dhe stafi i spitalit e kanë mohuar këtë, duke thënë se IDF po e përdor këtë akuzë si pretekst për të goditur spitalin.