Lufta me Hamasin. Protesta në Izrael, kërkohet dorëheqja e Netanjahut
Izraelitët janë ngritur në protesta duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanjahu. Turma e dhjetëra protestuesve u mblodh jashtë Ministrisë së Mbrojtjes në Tel Aviv, duke thirrur që Benjamin Netanyahu të largohej.
Demonstrata thuhet se filloi nga një person, ku anëtarë të familjes së tij janë marrë peng nga Hamasi. Kryeministri izraelit po përballet me kritika të shumta se si shërbimet e inteligjencës së vendit nuk arritën të parandalojnë sulmin e Hamasit të shtunën e kaluar.
Edhe para konfliktit me Hamasin, Netanjahu është ndodhur nën presion të madh politik, ku gjatë verës, dhjetëra- mijëra protestues demonstruan në Tel Aviv dhe qytete të tjera kundër ndryshimeve të propozuara në sistemin gjyqësor duke pretenduar se në këyë mënyrë po krijohej një qeveri më autoritare, transmeton Sky News.
Gjatë këtij viti demonstruesit vazhduan presionin me mitingje javore kundër qeverisë së Netanjahut.
Ai u kthye në pushtet në dhjetor të vitit të kaluar në krye të një koalicioni me hebrenj ultra-ortodoksë dhe aleatë të ekstremit të djathtë.