Categories: AktualitetBotaLajme

Lufta me Hamasin. Protesta në Izrael, kërkohet dorëheqja e Netanjahut

Izraelitët janë ngritur në protesta duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanjahu.  Turma e dhjetëra protestuesve u mblodh jashtë Ministrisë së Mbrojtjes në Tel Aviv, duke thirrur që Benjamin Netanyahu të largohej.

Demonstrata thuhet se filloi nga një person, ku anëtarë të familjes së tij janë marrë peng nga Hamasi. Kryeministri izraelit po përballet me kritika të shumta se si shërbimet e inteligjencës së vendit nuk arritën të parandalojnë sulmin e Hamasit të shtunën e kaluar.

Edhe para konfliktit me Hamasin, Netanjahu është ndodhur nën presion të madh politik, ku gjatë verës, dhjetëra- mijëra protestues demonstruan në Tel Aviv dhe qytete të tjera kundër ndryshimeve të propozuara në sistemin gjyqësor duke pretenduar se në këyë mënyrë po krijohej një qeveri më autoritare, transmeton Sky News. 

Gjatë këtij viti demonstruesit vazhduan presionin me mitingje javore kundër qeverisë së Netanjahut.

Ai u kthye në pushtet në dhjetor të vitit të kaluar në krye të një koalicioni me hebrenj ultra-ortodoksë dhe aleatë të ekstremit të djathtë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

2 days ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

2 days ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

2 days ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

2 days ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

2 days ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

2 days ago

This website uses cookies.