Lufta me Hamasin/ Sekretari amerikan i Shtetit udhëton më 2 nëntor drejt Izraelit
Në mes të konfliktit Izrael-Hamas, Sekretari amerikan i Shtetit Entony (Antony) Blinken do të udhëtojë të premten (2 nëntor) drejt Izraelit, ku do të takohet me anëtarë të qeverisë.
Departamenti i Shtetit bëri me dije gjithashtu se gjatë udhëtimit të tij, Blinken do të bëjë dhe disa ndalesa të tjera në rajon.
“Sekretari Blinken do të udhëtojë në Izrael të premten për takime me anëtarët e qeverisë izraelite dhe më pas do të bëjë ndalesa të tjera në rajon”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Methju (Mattheë) Miller.
Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thanë më herët se të paktën 50 palestinezë u vranë kur sulmet ajrore izraelite goditën një kamp refugjatësh në Gazën veriore të martën (31 tetor), ndërsa forcat tokësore izraelite luftuan me të armatosurit e Hamasit të bazuar në një rrjet të gjerë tunelesh.
Në fillim të këtij muaji, Blinken vizitoi Izraelin, Jordaninë, Katarin, Bahreinin, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjiptin.