Lufta me kancerin e gjirit / Saime Grethi rrëfen momentin e vështirë…

tetori roze f 1
Një vit më parë u diagnostikua me kancer gjiri, e sot e konsideron të fituar betejën..Saime Grethi tregon se familja ishte mbështetja më e madhe, teksa apelon për të gjitha gratë që të kryejnë kontrolle periodike
Në luftën kunder kancerit të gjirit duhet të bëhemi bashkë, për t’u dëgjuar, për t’u këshilluar e për të sensibilizuar. Nën këtë moto dhjetëra gra, vajza dhe të rinj u bënë bashkë në aktivitetin e udhëhequr nga Njësia vendore e kujdesit shëndetësor Shkodër.
Cdo ditë rreth 40 gra kryejnë mamografinë pranë Spitalit Rajonal Shkodër. Aktivitetet sensibilizuese pritet të zgjasin dëri në përmbyllje të muajit tetor, cilësuar si tetori rozë.