REFUGIE UKRAINAS
Bashkimi Evropian ka zgjatur të drejtën e refugjatëve nga Ukraina për të qëndruar në vendet e bllokut deri në mars të vitit 2025, teksa lufta e Rusisë kundër vendit të tyre po vijon.
Bashkimi Evropian nxori direktivën e përkohshme për mbrojtjen e emigrantëve pas pushtimit të Moskës në shkurt 2022 duke bërë që miliona njerëz të arratisen nga Ukraina.
“BE do të mbështesë popullin ukrainas për aq kohë sa duhet”, tha ministri i Brendshëm spanjoll Fernando Grande-Marlaska, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të BE-së.
“Zgjatja e statusit të mbrojtjes ofron siguri për më shumë se katër milionë refugjatë që kanë gjetur një strehë të sigurt në BE,” u shpreh ai ditën e sotme, transmeton Al Jazeera.
Kjo direktivë u jep ukrainasve akses në Bashkimin Evropian në tregun e punës, kujdesin mjekësor dhe arsimin.
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.