Lufta me Rusinë- SHBA do t’i sigurojë Ukrainës 250 milionë dollarë armatime

armatime

armatime

SHBA do t’i sigurojë Ukrainës deri në 250 milionë dollarë armë dhe pajisje. Ndihma e fundit përfshin një sërë municionesh për mbrojtjen ajrore dhe sisteme të raketave të artilerisë me lëvizshmëri të lartë, municione artilerie dhe sisteme kundër blindave, mbi 15 milionë fishekë, pajisje mjekësore dhe të tjera.

Ndihma është siguruar përmes një autoriteti presidencial që mundëson realizimin me shpejtësi të ndihmës përmes tërheqjes nga rezervat e Pentagonit.

Në një deklaratë, nënkoloneli i Marinës Garron Garn, tha se Pentagoni nuk ka më fonde të tjera për të zëvendësuar armët e marra nga rezervat e Departamentit të Mbrojtjes.

Po ashtu, Nisma për Sigurinë e Ukrainës, e cila merret me financimet afatgjata, ka mbetur pa fonde. Presidenti, Joe Biden po i kërkon Kongresit miratimin e një pakete ndihme prej 110 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe nevoja të tjera të sigurisë kombëtare.

Kjo paketë përfshin 61.4 miliardë dollarë për Ukrainën, gjysma e tyre për të rimbushur rezervat e Pentagonit.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, falënderoi presidentin Xho Bajden për paketën e fundit të ndihmës ushtarake.

“Udhëheqja e SHBA-së në koalicionin e mbi 50 vendeve që i japin Ukrainës ndihmë ushtarake është kritike për të luftuar terrorin dhe agresionin jo vetëm në Ukrainë, por në mbarë botën. Për të mbrojtur lirinë dhe sigurinë jo vetëm në Ukrainë dhe Evropë, por edhe në Shtetet e Bashkuara, ne duhet të vazhdojmë t’i përgjigjemi agresionit të vazhdueshëm rus në mënyrën më të fuqishme dhe më të vendosur të mundshme”, shtoi ai.

Paketa përfshin gjithashtu rreth 14 miliardë dollarë për Izraelin dhe luftën e saj kundër Hamasit, ndërsa 14 miliardë janë për sigurinë kufitare të Shteteve të Bashkuara.

Fondet e tjera do të shkojnë për nevojat e sigurisë në Azi-Paqësor. Por, projektligji po kushtëzohet nga republikanët, të cilët kërkojnë miratimin e fondeve për të forcuar sigurinë përgjatë kufirit SHBA-Meksikë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.