Lufta mes Izraelit dhe Hamasit, Kryqi i Kuq: Gaza drejt katastrofës, brenda pak orësh mund të mbarojë karburanti
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) ka bërë të ditur se Gaza ka të ngjarë të mos ketë karburant të mjaftueshëm vetëm dhe mund të mbarojë për pak orë gjë e cila do të sillte mungesë të energjisë për gjeneratorët e spitaleve.
“Ajo që është e sigurt, është se nëse nuk mund të marrim furnizime dhe nëse nuk mund të shpërndajmë atë që kemi brenda Gazës, doja të them se po shkojmë drejt një katastrofe, por tashmë jemi në katastrofë, por këtu, ne po shkojnë shumë përtej kësaj dhe situata humanitare do të bëhet e pamenaxhueshme”, tha Fabrizio Carboni, drejtori rajonal i KNKK-së për Lindjen e Mesme.
Ai u tha gazetarëve gjatë një konference në Gjenevë se kapaciteti i ekipit për të lëvizur në mënyrë të sigurt është shumë i sfiduar në kushtet aktuale, transmeton CNN.
“Kur bëhet fjalë për furnizimet tona, ne kemi ende furnizim në Gaza, problemi është se nuk mund të lëvizim.
Ne kemi karburant, kemi klor për infrastrukturën thelbësore të ujit, kemi ende furnizime mjekësore, sfida me të cilën përballemi është kapaciteti ynë. për të lëvizur të sigurt në Gaza.
Ju ndoshta ndiqni se çfarë ndodhi me ambulancën e Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze e cila u godit dhe tre kolegë tanë, tre nga vullnetarët e PRCS (Shoqëria e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze) u vranë. Pra, situata shumë e rëndë brenda Gazës ”, tha Carboni.
Ndërsa situata vijon të jetë e rëndë, KNKK po përgatitet “për më të keqen”, tha ai.
“Ajo që kemi parë që nga e shtuna është mjaft e tmerrshme. E dini, edhe në standardet humanitare, niveli i dhunës, mosrespektimi i dinjitetit njerëzor, parimi bazë i humanizmit është mjaft tronditës dhe vazhdon”, shtoi ai.