Categories: LajmePolitikë

Lufta ndaj korrupsionit, Tabaku: S’ka vullnet politik. Pirdeni: Analizimi i riskut në sektorët e pronave dhe doganave

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni tha se qeveria është e fokusuar në analizat e riskut në sektorët vurnerabël për luftën ndaj korrupsionit ku prioritet do të jenë pronat, doganat, prokurime, shëndetësia dhe arsimi.

Gjatë raportimit në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit , ministrja tha se kalimi i shumë shërbimeve online por edhe reduktimi i burokracive ka ulur nivelin e korrupsionit.

“Po bëhet një rishikim i pagave dhe për t’i bërë drejtësi të gjitha fazave të procesit. Përgjatë një viti është implementuar faza e parë e rritjes së pagave dhe do të vijojë me një fazë të dytë që do të prek nëpunësit e administratës publike. Është përmirësuar zbatimi i legjislacionit të shërbimit civil si në drejtim të rekrutimit dhe menaxhimit dhe ulja e numrit të ankimimeve në gjykatë. Kemi hequr burokracitë e shumë procedurave duke eliminuar në këtë mënyrë korrupsionin. Po miratojmë një reformë të re për Administratën Publike që do të dal shumë shpejt në  konsultim publik dhe të përafrojmë sistemin tonë me atë të BE.  Kalimi në 1227 shërbime online ka mundësuar jo vetëm një proces të ligjshëm të lëshimit të dokumenteve por edhe shmangien e ndërveprimit fizik, që sjellë dhe ulje të korrupsionit dhe rritje të llogaridhënies së zyrtarëve. Kemi marrë asistencën e BE për të hartuar dokumentin strategjik në luftën ndaj korrupsionit. Do të modernizojmë çdo hall qeverisëse dhe me ndërhyrje në hallkat ku korrupsioni mund të shfaqet. Do kemi prioritet të gjithë procesit të realizimit të riskut te pronat, prokurimet, shëndetësi, doganave dhe arsimit dhe janë në vëmendjen e qeverisë”, tha Pirdeni.

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Jorida Tabaku nga ana tjetër tha se Kuvendi dhe politika po tregojnë se nuk ka vullnet për të luftuar korrupsioni dhe sipas saj këtë e tregojnë progres raportet për Shqipërinë.

“Një vit më parë Këshilli Kombëtar i Integrimit diskutoi lidhur me masat e marra për korrupsioni dhe ngritëm me shqetësim faktin se progres raporti 2022-2023 thonin se lufta ndaj korrupsioni kishte mungesën e një strategjie për të trajtuar këtë çështje në nivel; parandalues por edhe hetimit dhe dënimit të të gjitha veprave korruptive. SPKA ka një strategji lidhur me ndalimin dhe koordinimin e përpjekjeve në drejtim të shitblerjes së votës. Kemi diskutuar edhe për element që lidhen me pastrimin e parave, ky legjislacion krijon hapësira për korrupsion në bashkëpunim edhe me mungesën e vullnetit politik”, tha Tabaku.

Të njëjtin mendim nuk kishte Toni Gogu, i cili tha se ngritja e komisionit të posaçëm anti-korrupsion tregon pikërisht vullnetin e kuvendit.    

“Nuk bie dakord me zonjën Tabaku dhe ndaj ne debatojmë së bashku për qasjet e ndryshme, unë besoj se beteja e shtetit me korrupsionin por dhe shoqërisë është një betejë aq komplekse sa ka kërkuar një sërë mekanizmash. Në këtë kuadër doja të tregoja seriozitetin e Kuvendit në këtë betejë. U forcuan mekanizmat e kontrollit të këtij këshilli dhe fuqizuar atë është një nga punët e mira që ka bërë ky Kuvendit. Javën e kaluar ku kuvendi ngriti Komisionin e Posaçëm për sundimin e ligjit dhe për luftën ndaj korrupsionit. Opozita ka shumë për të ofruar në këtë betejë frontale ndaj korrupsionit”, u shpreh Gogu.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Shqipëri-Izrael, marrëveshje në teknologji dhe inovacion! Rama: Krijojmë bankën digjitale më të madhe në rajon

Nënshkruhet marrëveshja mes “TEDA Tiranë” dhe “H.A.P.I Advanced Technologies LTD”, një investim ky mjaft i…

2 minutes ago

Euroliga në RTSH: Real Madrid fiton në “El Clasico”

Euroliga u rikthye pas dy javësh ndërprerje për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare dhe…

5 hours ago

Moti- Dita e sotme me reshje shiu, temperaturat nuk ndryshojnë

Për ditën e sotme (28 shkurt) moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…

5 hours ago

Vota e diasporës, Celibashi: Riaplikoni pa kufizim deri në 4 mars, KQZ do ju asistojë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi informoi të enjten zgjedhësit nga jashtë vendit, të cilëve…

5 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

19 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

19 hours ago

This website uses cookies.