Lufta ndaj krimit, presidenti Begaj pret kreun e Interpolit

Presidenti i vendit Bajram Begaj ka pritur sot shefin e Interpolit  Ahmed Nasser Al- Raisi ku ka vlerësuar dhe inkurajuar vijimësinë e bashkëpunimit midis INTERPOL-it dhe Policisë së Shtetit.

Kryetari i Shtetit theksoi se lufta kundër kriminalitetit ka qenë më e suksesshme në sajë të forcimit të këtij bashkëpunimi kohët e fundit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Më herët, Ahmed Naser Al-Raisi duke folur në konferencën e 51-të Rajonale të  INTERPOL-it, Ahmed Naser Al-Raisi tha se institucioni që ai drejton ka  trajnuar dhe mbështetur të 196 vendet anëtare për të luftuar krimet e ndryshme, përfshirë edhe atë kibernetik.

Ai u ka kërkuar vendeve që të forcojnë edhe më tej bashkëpunimin si dhe të shfrytëzojnë të dhënat e INTERPOL-it për të garantuar rendin dhe sigurinë në vendet e tyre por edhe në Evropë dhe botë.

Të përmirësojmë strategjitë bashkëpunuese. Vendet anëtare të INTERPOL ndajnë burime në cështje që kanë të bëjnë me interesa e projekte të përbashkëta dhe agjencitë ligjzbatuese si EUROPOL dhe FRONTEX. Janë rritur akseset në këto institucione dhe trajnimet. Theksoj rolin e rëndësishëm të INTERPOL në mbështetje të vendeve partnere, bashkëpunimi me të cilët është gjithashtu i rëndësishëm.

Falë mbështetjes së Komitetit Ekzekutiv dhe INTERPOL kemi forcuar aftësitë policore në 196 vendet anëtarë. Ju inkurajoj të gjithëve që t’i përdorini databeset dhe të dhënat e INTERPOL për të mbështetur operacionet tuaj dhe të përditësoni të dhënat për të mbështetur inteligjencën tuaj dhe luftën ndaj krimit.

Kjo iniciativë që ka për synim ndalimin e krimi kibernetik, që ka pasur arritje të rëndësishme duke përfshirë uljen deri në 70 % të adresave IP të dyshimta. Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë aksion reflekton vlerat e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rrit sigurinë kibernetike”, tha presidenti i INTERPOL.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.