Categories: AktualitetLajme

Lufta ndaj pastrimit të parave, kroatët “zbarkojnë” në SPAK: Do kontrollojmë fondet që vijnë nga Shqipëria

Zyrtarët e lartë kroatë të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kanë “zbarkuar” në SPAK ku është diskutuar për gjurmimin, hetimin dhe vendosjen para drejtësisë të personave që pastrojnë para, kryejnë transaksione dhe për gjetur kompanitë guaskë.

Sipas njoftimit të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion kroatët janë takuar me kreun e këtij institucioni, Altin Dumani dhe prokurorë të kësaj Prokurorie.

Rëndësia e kësaj vizite, qëndroi në diskutimet rreth forcimit të bashkëpunimit dhe lehtësimit të shkëmbimit të eksperiencave më të mira, sukseseve dhe sfidave me të cilat përballen  të dyja institucionet në përpjekje të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar.

Fokusi kryesor ishte edhe shkëmbimi i informacionit, veçanërisht në trajtimin e rasteve te pastrimit të parave në Kroaci, sidomos transaksionet e pasurive të paluajtshme, që përfshijnë kompani guaska dhe fonde që vijnë nga ose kalojnë përmes Shqipërisë, si dhe diskutime lidhur me çështjet aktuale për të cilat SPAK dhe USKOK, do të bashkëpunojë në ardhmen”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Në këtë takim është analizuar edhe Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet SPAK-USKOK, i nënshkruar më datë 27 nëntor 2020, ku kryesisht u diskutua rreth vendosjes së pikave të caktuara të kontaktit dhe proceseve për zbatimin e tij.

Gjithashtu, në takimin me Dumanin është vendosur theksi te rritja e bashkëpunimit “ndërkufitar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, i cili kishte si qëllim identifikimin e hapave të veprimit për një bashkëpunim më të fortë dypalësh, duke nxjerrë njohuri nga përvojat e përbashkëta

Gjithashtu, përfaqësuesit e Zyrës për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Kroacisë (USKOK), ndanë njohuritë e tyre mbi nismat kryesore të politikave dhe reformat legjislative të ndërmarra si pjesë e procesit të pranimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

12 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

12 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

13 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

13 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

13 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

13 hours ago

This website uses cookies.