Categories: BotaLajme

Lufta/ Ndihma humanitare e Indisë për Gazën mbërrin në Egjipt, OKB: Nuk mjaftojnë

Ndihma humanitare e Indisë për Gazën ka mbërritur në Egjipt. Lajmin e njofton zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të vendit, Adrian Bagi (Adrindam Bagchi) në një postim në X, i njohur më parë si Twitter.

Avioni mbërriti në el-Arish në Sinai të Egjiptit dhe materiali i ndihmës iu dorëzua Gjysmëhënës së Kuqe Egjiptiane për tu dërguar në Palestinë, tha Bagchi.

Një fluturim i Forcave Ajrore Indiane mbante gati 6.5 ton ndihma mjekësore dhe 32 ton material ndihme në fatkeqësi, duke përfshirë ilaçe për shpëtimin e jetës, sende kirurgjikale, tenda, çanta gjumi, pëlhura gome, pajisje sanitare dhe tableta për pastrimin e ujit.

Ndihmat janë grumbulluar në anën egjiptiane të vendkalimit Rafah që lidhet me Gazën. Kalimi jetik u hap shkurtimisht gjatë fundjavës, duke dërguar kolonën e parë me 20 kamionë ndihma në Gazën e rrethuar të shtunën dhe 14 kamionë të tjerë kaluan të dielën.

Kriza humanitare po përkeqësohet me shpejtësi në Gaza pasi Izraeli bombardon territorin, ndërsa vëllimi i ndihmave që ka kaluar është vetëm një pikë në oqean për mbi 2.2 milionë njerëz brenda territorit.

Ndërkohë edhe Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët (UNRWA) Gaza ka  ngritur shqetësimin se Gaza ka nevojë për karburant, po edhe për ushqim, pasi dy autokolonat e ndihmave që hynë në Gaza këtë fundjavë mezi lehtësojnë kushtet e rënda brenda territorit./CNN

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

5 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

6 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

6 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

7 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

7 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

9 hours ago

This website uses cookies.