Lufta në Gaza, Kryeministri i Autoritetit të Palestinës Mohammad Shtayyeh jep dorëheqjen
Kryeministri i Autoritetit të Palestinës, Mohammad Shtayyeh ka njoftuar dorëheqjen e qeverisë së tij, e cila sundon pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar, për shkak të përshkallëzimit të dhunës në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe luftës në Gaza.
“Dëshiroj të informoj këshillin e nderuar dhe popullin tonë të madh se dorëheqjen e qeverisë ia kam vënë në dispozicion zotit president [Mahmoud Abbas] të martën e kaluar dhe sot e dorëzoj me shkrim” shkruan Shtayyeh në një postim në Facebook.