07407da485c144c5bbde8bf80d572c18
Më shumë se një milion njerëz raportohet se janë zhvendosur nga luftimet në Gaza dhe situata po i afrohet me shpejtësi një fatkeqësie humanitare.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) ka bërë thirrje për mbrojtjen e civilëve në Gaza të bllokuar në luftime, pavarësisht nëse ata përpiqen të evakuohen ose qëndrojnë aty ku janë.
Kryqi i Kuq bëri të ditur se armiqësitë midis forcave izraelite dhe Hamasit po zhvilloheshin në zonat e populluara dhe rreth spitaleve.
“Një tragjedi e padurueshme njerëzore po shpaloset para syve tanë. Njerëz që hapnin dyert nga frika se mos vriteshin dhe duke u lutur për t’i ndihmuar të gjenin një vend të sigurt”, thuhet në njoftimin e Kryqit të Kuq.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq nënvizoi se Rripi jugor i Gazës – ku palestinezët po ikin për t’i shpëtuar luftimeve – nuk është “i pajisur” për valët e njerëzve që lëvizin atje, transmeton BBC News.
Kryqi i Kuq shtoi se ndihma humanitare që hynte në zonë ishte “kryesisht e pamjaftueshme dhe refugjatëve” u mungojnë gjërat thelbësore si strehimi, ushqimi, uji dhe higjiena.
“Situata po i afrohet me shpejtësi një fatkeqësie humanitare”, bën të ditur Kryqi i Kuq.
"Paris është një nga skuadrat më të forta në Evropë, siç mund ta shihni nga…
“Ndeshja zgjat 180 minuta, presim të përballemi me një ekip shumë të mirë, ndër më…
"Qëndroni të uritur ose shkoni diku tjetër. Është shumë e thjeshtë”. Ky është koncepti kryesor…
Aventura e Interit në Ligën e Kampionëve rinis nga Roterdami. Të mërkurën në orën 18:45,…
Në shtëpinë e Feyenoord gjithçka është gati për ndeshjen kundër Interit të vlefshme për fazën…
Vatikani ka bërë të ditur se gjendja klinike e Papa Françeskut, mbetet e qëndrueshme. Sipas…
This website uses cookies.