Lufta në Gaza- Netanyahu: Nuk ka asnjë marrëveshje për lirimin e pengjeve
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se ende nuk ka marrëveshje për lirimin e disa prej pengjeve të kapur nga Hamasi gjatë sulmeve të grupit militant të 7 tetorit.
Netanyahu mohoi ato që ai i quajti raportet e rreme se Izraeli po shqyrtonte një propozim për lirimin e të paktën 50 të rrëmbyerve.
“Kur qeveria të ketë diçka për të thënë, autoritetet do ta raportojnë atë”, tha ai ndërsa theksoi se ka ftuar përfaqësuesit e familjeve të pengjeve në një takim me kabinetin e luftës të Izraelit më vonë këtë javë.
Izraeli, Hamasi dhe Shtetet e Bashkuara, me shtetin e Gjirit të Katarit që vepron si ndërmjetës, kanë luftuar për të arritur një marrëveshje për një pauzë për të lejuar lirimin e pengjeve, por mesa duket ende nuk ka është arritur asgjë. CNN