Lufta në Gaza, Papa Françesku telefonon presidentin izraelit: Mos iu përgjigjuni terrorit me terror

c036344f200b4e7fb0eef756f59f29e8

c036344f200b4e7fb0eef756f59f29e8

Papa Françesku ka biseduar në telefon me presidentin izraelit Isaac Herzog për luftën Izrael-Hamas. Biseda mes dyshes u përshkrua si një “telefonatë e ngarkuar”, sipas një raportimi të Washinton Post, që citon një zyrtar të lartë izraelit.

Herzog i ka treguar Papa Françeskut për nivelin e paprecedentë të tronditjes së ndjerë në Izrael pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, kur Papa tha troç se “është e ndaluar t’i përgjigjesh terrorit me terror”, sipas Post.

Një burim nga Vatikani ka konfirmuar për CNN telefonatën mes presidentit izraelit dhe Papës u zhvillua në fund të tetorit.

Në një deklaratë për Washington Post në lidhje me telefonatën Vatikani tha se “biseda telefonike, si të tjerat në të njëjtat ditë, bëhet në kontekstin e përpjekjeve të Atit të Shenjtë që synojnë të frenojnë peshën dhe shtrirjen e situatës së konfliktit në Toka e Shenjtë.”

Pak ditë pas telefonatës së tij me Herzogun, Papa foli me Presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas më 2 nëntor.

Më 22 tetor, Françesku telefonoi Presidentin e Shteteve të Bashkuara Joe Biden për situatën në Lindjen e Mesme. Ndërkaq, Papa e ka përshkruar publikisht luftën midis Izraelit dhe Hamasit si terrorizëm.

Më 22 nëntor, gjatë fjalës së tij në Sheshin e Shën Pjetrit, Françesku tha se “këtë mëngjes, prita dy delegacione, një nga izraelitët që kanë të afërm pengje në Gaza dhe një tjetër nga palestinezët që kanë të afërm që vuajnë në Gaza. Ata vuajnë aq shumë, dhe kam dëgjuar se si vuajnë të dy: luftërat e bëjnë këtë, por këtu kemi shkuar përtej luftës. Kjo nuk është luftë; ky është terrorizëm.

Papa ka bërë thirrje vazhdimisht për një armëpushim në luftën Izrael-Hamas dhe është në kontakt të rregullt me komunitetin katolik në Gaza.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.