Lufta në Gaza, SHBA dërgon ndihmat e para humanitare për palestinezët

SHBA dërgon ndihmat e para humanitare në gaza. 3 avionë ushtarake kanë hedhur mbi 35 mijë ndihma humanitare me parashuta për palestinezët të cilët po vuajnë një krizë të madhe urie për shkak të luftës që Izraeli po zhvillon në këtë zonë. Operacioni i SHBA u krye në bashkëpunim me Forcat Ajrore të Jordanisë për shpërndarjen e ndihmave humanitare.

Vende të tjera si Britania e madhe, Franca, Egjipti dhe Jordania kanë dërguar më parë ndihma humanitare në Gaza, por kjo është hera e parë nga SHBA.

Kjo ndihëm vjen pas ngjarjes tragjike ku 112palestinezë humbën jetën gjatë kohës që po merrnin ndihma humanitare. Raportime thonë se ushtarë izraelitë qëlluan drejt turmës duke krijuar kaos dhe më pas autokolonat me ndihma nxituan të largoheshin duke shtypur për vdekje turmat e palestinezëve.

Hamasi ka akuzuar Izraelin për vrasje, ndërsa vetë Izraeli thotë se ngjarja po hetohet.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.