Lufta në Gazë, Erdogan apel kancelarit gjerman, Scholz: Ushtroni presion ndaj Izraelit

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kancelari gjerman Olaf Scholz kanë diskutuar të mërkurën mbi sulmin e Izraelit në Rripin e Gazës.
Sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Turqisë, Erdogan i ka komunikuar Scholz-it se duhet të bëhet presion mbi Izraelin për t’i dhënë fund sulmeve të tij në Gazë dhe për të mos humbur mundësinë e një armëpushimi.
Erdogan ka shpjeguar se është e rëndësishme të shtohen përpjekjet për të parandaluar përhapjen e konflikteve në rajon.
Erdogan dhe Scholz shkëmbyen gjithashtu pikëpamje mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe luftën Rusi-Ukrainë gjatë një takimi me dyer të mbyllura në margjinat e një samiti të liderëve të NATO-s në Uashington, D.C.
Presidenti i tha Scholz-it se pritet mbështetje nga Gjermania për të rigjallëruar procesin e anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian.