Lufta në Gazë, Netanjahu kërkon mbështetjen e Kongresit mes përplasjeve me presidentin Biden

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu do të mbajë një fjalim historik në Kongresin e SHBA-ve të mërkurën, ku do të kërkojë mbështetje në një kohë tensionesh midis vendit të tij dhe aleatit të tij kryesor ushtarak për luftën në Gazë.

Uashingtoni ka qenë gjithnjë e më kritik ndaj rritjes së numrit të civilëve të vrarë nga më shumë se 9 muaj luftë në territorin e ngushtë bregdetar, ndërsa protestat në Izrael nga familjet e pengjeve që po mbahen nga Hamasi po shkaktojnë gjithashtu dhimbje koke për Netanjahun.

Vizita e kryeministrit izraelit vjen në një kohë trazirash politike në Shtetet e Bashkuara, pas atentatit ndaj kandidatit republikan Donald Trump që e la këtë të fundit të plagosur dhe presidentit Joe Biden që u tërhoq nga gara e vitit 2024 për Shtëpinë e Bardhë dhe sugjeroi zëvendësinpresidenten për të garuar për zgjedhjet presidenciale.

Para se të largohej nga Izraeli, Netanjahu tha se do të kërkonte mbështetjen e SHBA-ve që është kaq e rëndësishme për Izraelin.

“Do t’u them miqve të mi në të dy anët e rreshtit se pavarësisht se kë zgjedh populli amerikan si presidentin e tyre të ardhshëm, Izraeli mbetet aleati i domosdoshëm dhe i fortë i Amerikës në Lindjen e Mesme”, tha ai në një deklaratë.

Biden do të takohet me Netanjahun të enjten, ndërsa Harris do të zhvillojë bisedime të veçanta me liderin izraelit. Megjithatë, Harris nuk do të marrë pjesë në fjalimin e tij për shkak të takimeve elektorale.

Netanjahu do të takohet gjithashtu me Trumpin -me administratën e të cilit ai kishte një marrëdhënie shumë më pak të tensionuar se me atë të Biden.

Duke theksuar kundërshtimin ndaj udhëheqësit izraelit, të paktën 200 njerëz protestuan kundër fjalimit të Netanjahut në një ndërtesë në kompleksin e Kapitolit të SHBA të martën. Policia e Kapitolit tha se kreu arrestime dhe kishte pastruar zonën.

Ndërkaq, Izraeli ka intensifikuar kohët e fundit sulmet e tij në Gaza dhe Netanjahu ka këmbëngulur se vetëm presioni ushtarak mund të çlirojë pengjet dhe të mposhtë Hamasin, i cili nisi një sulm shokues më 7 tetor që rezultoi në vdekjen e 1,197 njerëzve, kryesisht civilë, sipas një Raporti i AFP bazuar në shifrat izraelite.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.