Categories: BotaLajme

Lufta në Gazë, zyrtari amerikan udhëton drejt Arabisë Saudite për të arritur një marrëveshje

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan do të udhëtojë në Arabinë Saudite këtë javë për të vazhduar bisedimet me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman rreth një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve mes Izraelit dhe mbretërisë.

Sipas zyrtarit amerikan, nga takimi nuk priten përparime të mëdha.

Vizita e Sullivan vjen më pak se dy javë pasi Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken bëri të ditur se ka një “përparim të mirë” në bisedimet në vazhdim gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite .

Marrëveshja e mundshme , të cilën shumë e shohin si një pengesë të madhe që mund të rezultojë shumë sfiduese për t’u arritur – veçanërisht kur Izraeli është në luftë në Gazë – do të përfshinte shumë elementë, duke nisur nga një marrëveshje ushtarake e SHBA-së me Arabinë Saudite që do të mbështeste zhvillimin e programit të saj bërthamor.

Por detajet e asaj pjese të marrëveshjes, si dhe shumë aspekte të tjera, mbeten në duke u konsultuar, sipas zyrtarit amerikan.

Vetëm disa javë përpara se Hamasi të niste sulmin e tij më 7 tetor ndaj Izraelit, Arabia Saudite tha se po i  afrohej  normalizimit të marrëdhënieve diplomatike me shtetin hebre. Por muajt e luftës në Gazë e kanë lënë botën arabe mes tensioneve, duke rrezikuar çdo marrëveshje të mundshme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Kalendari i plotë i ndeshjeve të kthimit të fazës çerekfinale

Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…

6 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor

Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…

6 hours ago

Lezhë- Policia prangos Serxhio Nikollin, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…

6 hours ago

Bisedimet e anëtarësimit, MEKI njofton hapjen e grupkapitujve 2 dhe 3

Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…

6 hours ago

“Ahengu shkodran” në qytetin e Tuzit  – Spektakli i veçantë në trevat e Malësisë përtej kufirit shtetëror

Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…

7 hours ago

“Ta tham n’Shkodër” !  – Eventi i organizuar nga Këshilli Vendor i Rinisë Shkodër dhe Qendra Rinore “Atelie”

Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…

7 hours ago

This website uses cookies.