Lufta në Izrael/ Mbledhja urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB-së përfundon pa qëndrim të unifikuar

cf12394c1e89490481cf4f837d2e1de3
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KSOKB) ka zhvilluar një mbledhje urgjente me dyer të mbyllura në lidhje me luftën mes Izraeilit dhe Gazës, por nuk arriti dakordësinë e nevojshëm për të dalë me një deklaratë të përbashkët.
Zëvendës ambasadori i SHBA-së në OKB tha se nuk kanë qenë dakord të gjitha vendet anëtare për të dënuar sulmet e Hamasit, por nuk specifikoi se cilat vende ishin ato. Të 15 anëtarët duhet të votojnë unanimisht që Këshilli i Sigurimit të lëshojë një deklaratë.
Të paktën 1,100 njerëz janë vrarë që kur Hamasi, grupi palestinez që kontrollon Rripin e bllokuar të Gazës, nisi një sulm mbi qytetet izraelite të shtunën dhe mori peng qindra njerëz.
Izraeli u hakmor duke shpallur gjendjen e luftës dhe duke goditur Gazën e duke vrarë qindra njerëz.
Shtetet e Bashkuara u bënë thirrje 15 anëtarëve të këshillit që të dënojnë ashpër Hamasin.
“Ka një numër të madh vendesh që dënuan sulmet e Hamasit. Ata padyshim nuk janë të gjithë,” u tha gazetarëve pas seancës, diplomati i lartë amerikan.
Diplomatët thanë se anëtarët e udhëhequr nga Rusia shpresonin për një fokus më të gjerë sesa dënimi i Hamasit.
“Mesazhi im ishte që të ndalen menjëherë luftimet dhe të shkohet në një armëpushim dhe në negociata kuptimplota, të cilat u tha për dekada. Ky është pjesërisht rezultat i çështjeve të pazgjidhura”, ka deklaruar ambasadori i Rusisë në OKB nga Këshilli i Sigurimit
Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat normalizuan marrëdhëniet me Izraelin si pjesë e një marrëveshje historike të vitit 2020, thanë se priste më shumë takime të KS të OKB-së për krizën.
“Unë mendoj se të gjithë e kuptojnë se sot, situata është një shqetësim serioz. Shumë anëtarë të Këshillit besojnë se një horizont politik që çon në një zgjidhje me dy shtete është mënyra e vetme për të zgjidhur përfundimisht këtë konflikt“, tha ambasadorja e Emirateve të Bashkuara Arabe.