Categories: BotaLajme

Lufta në Izrael/ Mbledhja urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB-së përfundon pa qëndrim të unifikuar

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KSOKB) ka zhvilluar një mbledhje urgjente me dyer të mbyllura në lidhje me luftën mes Izraeilit dhe Gazës, por nuk arriti dakordësinë e nevojshëm për të dalë me një deklaratë të përbashkët.

Zëvendës ambasadori i SHBA-së në OKB tha se nuk kanë qenë dakord të gjitha vendet anëtare për të dënuar sulmet e Hamasit, por nuk specifikoi se cilat vende ishin ato. Të 15 anëtarët duhet të votojnë unanimisht që Këshilli i Sigurimit të lëshojë një deklaratë.

Të paktën 1,100 njerëz janë vrarë që kur Hamasi, grupi palestinez që kontrollon Rripin e bllokuar të Gazës, nisi një sulm mbi qytetet izraelite të shtunën dhe mori peng qindra njerëz.

Izraeli u hakmor duke shpallur gjendjen e luftës  dhe duke goditur Gazën e duke vrarë qindra njerëz.

Shtetet e Bashkuara u bënë thirrje 15 anëtarëve të këshillit që të dënojnë ashpër Hamasin.

Ka një numër të madh vendesh që dënuan sulmet e Hamasit. Ata padyshim nuk janë të gjithë,” u tha gazetarëve pas seancës, diplomati i lartë amerikan.

Diplomatët thanë se anëtarët e udhëhequr nga Rusia shpresonin për një fokus më të gjerë sesa dënimi i Hamasit.

“Mesazhi im ishte që të ndalen menjëherë luftimet dhe të shkohet në një armëpushim dhe në negociata kuptimplota, të cilat u tha për dekada. Ky është pjesërisht rezultat i çështjeve të pazgjidhura”, ka deklaruar ambasadori i Rusisë në OKB nga Këshilli i Sigurimit

Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat normalizuan marrëdhëniet me Izraelin si pjesë e një marrëveshje historike të vitit 2020, thanë se priste më shumë takime të KS të OKB-së për krizën.

“Unë mendoj se të gjithë e kuptojnë se sot, situata është një shqetësim serioz. Shumë anëtarë të Këshillit besojnë se një horizont politik që çon në një zgjidhje me dy shtete është mënyra e vetme për të zgjidhur përfundimisht këtë konflikt“, tha ambasadorja e Emirateve të Bashkuara Arabe.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dinastia Marubi, njëqind vite të studios fotografike shqiptare

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…

8 hours ago

Vijon numërimi në Kosovë, LVV kryeson me 80% të votave nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…

8 hours ago

Pullat fiskale do prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, shpërndarja nis në fund të marsit

Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…

8 hours ago

KQZ miraton fondet vjetore për partitë, regjistron 51 subjekte për zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…

8 hours ago

Fluks aplikimesh për Magjistraturën, fokusi te integriteti dhe aftësitë analitike

Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…

9 hours ago

Ramazani, mesazhi i zëvendësmyftiut – Teologu Arben Halluni uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë

Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…

9 hours ago

This website uses cookies.