Lufta në Izrael/ Ministria e Jashtme: Kthehen në atdhe 7 shqiptarë, mes tyre një i mitur
Shtatë shtetas të tjerë shqiptarë, mes tyre një i mitur kanë mbërritur dje në orët e vona të mbrëmjes në Shqipëri duke i shpëtuar luftës në Izrael.
Ministria e Jashtme njofton se riatdhesimi u realizuar përmes një fluturimi nga Tel Aviv në Shkup të koordinuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut
“Dje në orët e vona të mbrëmjes përmes një fluturimi nga Tel Aviv në Shkup të koordinuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut kanë mbërritur edhe 7 shtetas shqiptarë mes tyre dhe një i mitur.
Nën kujdesin e MEPJ, pasi kanë mbërritur në Shkup, janë nisur drejt Shqipërisë për në qytetet ku ata jetojnë dhe banojnë.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po punon ngushtësisht dhe është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre”, njofton ministria.
Konflikti i ashpër luftarak mes Izraelit dhe Hamasit, ka bërë që shumë vende të botës të largojnë shtetasit e tyre nga Izraeli dhe Rripi i Gazës, nëpërmjet linjave të posaçme ajrore.