Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, në Ditën Përkujtimore të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës në Kosovë, ka dhënë një mesazh duke nënvizuar se ato nuk do të jenë kurrë vetëm, “sepse drita do ta mundë errësirën, e mira do ta mposhtë të keqen”.
“Sot, në 14 prill, në Ditën Përkujtimore të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës në Kosovë, mendimet tona shkojnë te 20 mijë gratë a vajzat, viktima të këtyre akteve çnjerëzore. Por edhe te fëmijët, djemtë e burrat që e kanë vuajtur këtë dhunë po me kaq dhimbje, por në heshtje shurdhuese nga stigma e turpërimit dhe mospranimit shoqëror”, shkruan Spiropali në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale.
Sipas saj, pasojat e luftërave dhe konflikteve nuk janë vetëm politike, ushtarake, shtetërore apo etnike, pasi mizoritë e tyre lenë pasoja e trauma për popullsinë civile, fëmijë, gra dhe qytetarë të pafajshëm, sepse zgjojnë instinkte dhe inkurajojnë veprime barbare, mes tyre edhe dhunën seksuale.
“Kam sot një mesazh për viktimat e dhunës seksuale të luftës në Kosovë dhe zërat e guximshëm që janë bërë edhe zë i atyre që nuk munden: Ju nuk jeni dhe nuk do të jeni kurrë vetëm, sepse drita do ta mundë errësirën, e mira do ta mposhtë të keqen, e vërteta do të triumfojë mbi heshtjen, drejtësia do të sundojë mbi padrejtësitë, paqja do të largojë tmerret e luftës dhe liria do të fitojë mbi tiraninë”, mbyll postimin Spiropali.
Projektimi i të ardhmes si milioner shpesh fillon si ëndërr. Në emisionin më të ri…
Një bisedë në “Whatsapp” mes dy psikologëve të Diego Armando Maradonës tregon qartë se njëri…
Luka Modriç ka blerë një përqinjde të vogël aksionesh të Suonsi Siti. Kroati ka habitur…
E përditshmja belge “Het Laatste Nieuws” ka bërë me dije se autori i gjestit të…
Dizajni i pishtarit Olimpik për Lojërat Dimërore Milano-Cortina u zbulua për publikun, 298 ditë para…
Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuar në emisionin sportiv “Favorit” në…
This website uses cookies.