Ukraina ka filluar të përdorë raketa balistike me rreze të gjatë të ofruara fshehurazi nga SHBA kundër forcave pushtuese ruse. Lajmi është konfirmuar për BBC, nga zyrtarët amerikanë.
Armët janë pjesë e një pakete ndihme prej 300 milion dollarësh të miratuar në muajin mars nga presidenti amerikan Xho Bajden (Joe Biden).
Ato tashmë janë përdorur të paktën një herë për të goditur objektivat ruse në Krimenë e pushtuar.
“Unë mund të konfirmoj se Shtetet e Bashkuara i dhanë Ukrainës ATACMS me rreze të gjatë në drejtimin e drejtpërdrejtë të presidentit,” tha zëdhënësi i departamentit të shtetit, Vedant Patel.
Shtetet e Bashkuara “nuk e njoftuan këtë në fillim për të ruajtur sigurinë operacionale për Ukrainën me kërkesën e tyre”, shtoi ai.
Nuk është e qartë se sa prej armëve janë dërguar tashmë, por Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Xhejk Sulivan (Jake Sullivan) tha se Uashingtoni planifikon të dërgojë më shumë.
“Ata do të bëjnë një ndryshim. Por siç e kam thënë më parë në këtë podium… nuk ka asnjë plumb argjendi,” tha ai.
Një ditë më parë SHBA miratoi një tjetër paketë ndihme 61 milionë dollarëshe për Ukrainën.
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.