Lufta në Ukrainë/ Shkoi në front për të ulur vitet e dënimit, ndërron jetë ish-lojtari i kombëtares ruse
Ish-lojtari i kombëtares ruse Aleksey Bugaev ka humbur jetën gjatë luftimeve në front. 43-vjeçari ka ndërruar jetë në Ukrainë si pasojë e një sulmi të bërë nga forcat vendasve, të cilat për disa muaj me radhë po i bëjnë rrezistencë agresorëve rusë.
Bugaev kishte vendosur që të shkonte në front pasi kërkonte që të reduktonte vitet e heqjes së lirisë, duke qenë se vuante një dënim të marrë si i akuzuar për trafik të lëndëve narkotike.
Bugaev ka përfaqësuar Rusinë në nivele të larta, duke luajtur edhe në Euro 2004.