f8797f3a126b415b9211eb770f798c67
Zyrtarët e NATO-s dhe Britanisë së Madhe kanë paralajmëruar se rezervat e municioneve ushtarake perëndimore po arrijnë “fundin e fuçisë” dhe se prodhimi duhet të rritet për të ndihmuar luftëtarët ukrainas.
“Fundi i fuçisë tani është i dukshëm. Ne kemi nevojë që industria të rrisë prodhimin me një ritëm shumë më të lartë ” tha Rob Bauer, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s dhe zyrtari më i lartë ushtarak i aleancës, gjatë një diskutimi në Forumin e Sigurisë në Varshavë.
Pentagoni paralajmëroi gjithashtu për varfërimin e fondeve .
Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë përsëriti besimin e saj se Kongresi do të miratojë ndihmën e re për Ukrainën pasi financimi për Kievin nuk u përfshi në një marrëveshje të minutës së fundit për të shmangur një mbyllje të qeverisë.
Bauer u shpreh se fakti se aleatët kishin rritur buxhetet përpara fillimit të luftës, ndonëse kapaciteti i prodhimit nuk u rrit, çoi në çmime më të larta para agresionit rus.
“Kjo u përkeqësua nga fakti që ne i japim sisteme armësh Ukrainës, e cila është e mrekullueshme, dhe municione, por jo nga magazinat e plota. Ne filluam të dhurojmë nga magazinat gjysmë të mbushura ose më të ulëta në Evropë, dhe për këtë arsye fundi i fuçi tani është e dukshme”, tha Bauer.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…
Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…
Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…
Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…
Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…
This website uses cookies.