99bb5e91559a40dd941e37cb5e57dd92
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka deklaruar se forcat izraelite po operojnë brenda qytetit të Gazës.
“Qyteti i Gazës është i rrethuar, ne po operojmë brenda tij”, tha kryeministri izraelit në një konferencë për mediat.
Netanjahu u shpreh gjithashtu se nuk do të ketë armëpushim apo shpërndarje karburanti derisa të lirohen pengjet izraelite të kapura nga Hamasi më 7 tetor.
Ai i bëri thirrje popullit të Gazës që të zhvendosen në jug. “Largohuni për në jug, ne nuk do të ndalemi”, theksoi Netanjahu.
Nga ana tjetër, ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant thotë se trupat izraelite janë “në zemër të qytetit të Gazës”.
“Ata erdhën nga veriu dhe jugu. Ata e sulmuan atë në koordinim të plotë midis forcave tokësore, ajrore dhe detare. Ata po manovrojnë në këmbë, automjete të blinduara dhe tanke, së bashku me inxhinierë ushtarakë nga të gjitha drejtimet kanë një objektiv – terroristët e Hamasit në Gaza, infrastrukturën e tyre, komandantët e tyre, bunkerët, dhomat e komunikimit”, tha Gallant në një konferencë shtypi televizive, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.
Gjatë qëndrimit në Berlin, ku po zhvillohet panairi botëror për turizmin, ITB 2025, ministrja e…
Besimtarët katolikë kanë nisur periudhën e krezhmeve. E Mërkura e përhimë shënon fillimin e 7…
Ushqimi që konsumojmë çdo ditë, ka një rëndësi thelbësore për shëndetin tonë. Cilësia e produkteve,…
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka nisur prej disa ditësh punimet mirëmbajtëse dhe restauruese,…
Bashkia e Vaut të Dejës ka hartuar planin social lokal 2025-2028. Përpara miratimit në Këshillin…
Gjimnazi “28 Nëntori” organizoi një aktivitet në kuadër të 7 Marsit. Dedikim i veçantë ishte…
This website uses cookies.