Lufta për kreun në Abissnet Superiore – Egnatia, Dinamo dhe Vllaznia në garë për bonusin prej 100 milionë lekësh

lufta per kreun

Sezoni 2024 -2025 në Abisnet Superiore ka rezultuar sa i rivalizuar aq edhe spektakolar.

Garë e ashpër po zhvillohet në çdo takim me 10 skuadrat që presin të mësojnë fatin e tyre.

Kur kanë mbetur edhe 3 javë nga epilogu i superiores Egnatia kryesuese dhe Dinamo e vendit tw dytw  kanë siguruar matematikisht Final Four që i jep shansin dy klubeve elitare të tentojne titullin kampion. Tashmë, rivaliteti do të bwhet për kreun e klasifikimit sa i takon sezonit të rregullt, ku përveç prestigjit moral të shpërblen edhe ne aspektin financiar.

Kampionët në fuqi dhe blutë e kryeqytetit do të mundësohen të marrin maksimumin  për të siguruar bonusin prej 100 milionë lekësh nga Federta Shqiptare e Futbollit.

Në lojë matematikisht është edhe Vllaznia që shpreson te mrekullia për të bërë rrokatën e madhe. Shkodranët pozicionohen në vendin e tretë, 3 pikë larg Dinamos dhe 6 nga Egnatia dhe në këto kushte objektivi primar shikohet vendi i dytë që në Final Four edhe me një barazim në gjysmë finale tw besuarit e Tomas Berdaric kanw tw drejtwn legjitime pwr tw mbwrritur nw majwn e olimpit ne futbollin shqiptar pas 24 vitesh.

Egnatia, përtej diferencës së 3 pikëve me ndjekwsen më të afërt Dinamon i gëzohet faktit që ekipi i Ilir Dajës do të këtë përballjen direkte  me Vllazninë në javën e 34.

Rrogozhinasit nuk mund ta bëjnë kurrsesi gjumin rehat pasi do të luajnw kundwr Partizanit e mëtej do të masin forcat me dy ekipe që luajnë për mbijetesë si Skënderbeu dhe Teuta.

 Në një kampionat të paparishkueshm, të gjithë skenarët jënë në lojë për të prodhuar ekipin që përtej triumfit moral do të garantojë në arkat e tij edhe çekun prej 100 milionë lekësh.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.