Këtë të diel (7 prill), plot gjashtë muaj që kur sulmet e Hamasit shkaktuan luftën në Gaza negociatorët priten të takohen në Kajro për të tentuar të arrijnë një armëpushim në luftën brutale.
Sipas disa raporteve të mediave, drejtori i CIA-s Bill Burns dhe kryeministri i Katarit Mohammed bin Abdulrahman Al Thani do të bashkohen me negociatorët nga Egjipti, Izraeli dhe Hamasi.
Hamasi ka konfirmuar se po dërgon negociatorë në bisedimet ku ata vazhdojnë të kërkojnë një armëpushim, kthimin e palestinezëve të zhvendosur në Rripin verior të Gazës dhe për tërheqjen e trupave izraelite nga enklava e rrethuar, si dhe lirimin e të burgosurve palestinezë në një marrëveshje shkëmbimi.
Nga ana tjetër, Izraeli ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht se po dërgon delegacionin e vet, por kabineti izraelit i luftës pritet të mblidhet këtë mëngjes për të diskutuar zgjerimin e mandatit të ekipit negociator.
Dhjetëra mijëra izraelitë në Tel Aviv protestuan kundër kryeministrit, Benjamin Netanyahut, teksa lufta e Izraelit në Gaza arriti pikën e saj gjysmë-vjeçare.
Organizatorët thanë se rreth 100,000 njerëz u mblodhën në një udhëkryq në Tel Aviv ndërsa duke brohoritur “zgjedhje tani”, kërkuan dorëheqjen e kryeministrit izraelit si pasojë e luftës në Gaza.
Sulmet e Hamasit të 7 tetorit vranë rreth 1200 njerëz, shumica prej tyre civilë.
Mbi 33,000 njerëz janë vrarë gjatë ofensivës së Izraelit në Gaza që atëherë, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, thotë ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.
Sipas të dhënave izraelite, 253 izraelitë dhe të huaj u kapën gjatë sulmeve të Hamasit.
Rreth 129 pengje mbeten të pagjetur pasi u rrëmbyen. Të paktën 34 prej tyre supozohet se kanë vdekur. 12 trupa janë gjetur nga IDF.
Atmosfera e festave të nëntorit ka përfshire qytetin e Lezhës, i cili është veshur më…
Avionët e Guardia di Finanza dhe dronët e policisë shqiptare kanë asgjësuar 109 104 bimë…
Ambasadori italian Fabrizio Bucci në fjalën e tij në konferencën e përbashkët mes Policisë së…
"PSG, më pak i fortë se vitet e kaluara? Absolutisht jo”, tha Vincent Kompany në…
Moment i rëndësishëm në Champions League. Raundi i pestë do të luhet të martën dhe…
Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Linda Karçanaj priti sot në një…
This website uses cookies.