Lufta ruse në Ukrainë – Moska pretendon se janë 13 mijë mercenarë, 383 prej tyre shqiptarë
Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se nga 24 shkurti i vitit 2022, kur ku vend nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës, mbi 13 mijë e 387 mercenarë të huaj u janë bashkuar trupave ukrainase për të luftuar.
Sipas saj 5962 prej tyre janë vrarë. Kjo ministri ka publikuar një tabelë me vendet nga të cilat pretendon se mercenarët i janë bashkuar Ukrainës. Mes këtyre vendeve është edhe Shqipëria që siç pretendon ky institucion ka 192 mercenarë, ndërsa Kosova 191 të tjerë.
Sipas ministrisë ruse, 171 mercenarë shqiptarë janë vrarë gjatë dy viteve luftime, 87 prej tyre janë nga Shqipëria dhe 84 nga Kosova. Sipas të dhënave të publikuara nga ministria ruse, mes vendeve të rajonit, Kroacia ka numrin më të lartë të mercenarëve të dërguar në Ukrainë, ndërsa Serbia ka vetëm një.
Tabela e publikuar nga kjo ministri në rrjetin social X tregon se Polonia ka numrin më të lartë të mercenarëve, që luftojnë në Ukrainë, konkretisht 2960, nga të cilët 1497 të vrarë. Po ashtu, ministria ruse e Mbrojtjes thotë se edhe nga Shtete e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Gjermania dhe vendet të tjera nga e gjithë bota u janë bashkuar luftëtarëve ukrainas.