Categories: BotaLajme

Lufta ruse në Ukrainë – Moska pretendon se janë 13 mijë mercenarë, 383 prej tyre shqiptarë

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se nga 24 shkurti i vitit 2022, kur ku vend nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës, mbi 13 mijë e 387 mercenarë të huaj u janë bashkuar trupave ukrainase për të luftuar.

Sipas saj 5962 prej tyre janë vrarë. Kjo ministri ka publikuar një tabelë me vendet nga të cilat pretendon se mercenarët i janë bashkuar Ukrainës. Mes këtyre vendeve është edhe Shqipëria që siç pretendon ky institucion ka 192 mercenarë, ndërsa Kosova 191 të tjerë.

Sipas ministrisë ruse, 171 mercenarë shqiptarë janë vrarë gjatë dy viteve luftime, 87 prej tyre janë nga Shqipëria dhe 84 nga Kosova. Sipas të dhënave të publikuara nga ministria ruse, mes vendeve të rajonit, Kroacia ka numrin më të lartë të mercenarëve të dërguar në Ukrainë, ndërsa Serbia ka vetëm një.

Tabela e publikuar nga kjo ministri në rrjetin social X tregon se Polonia ka numrin më të lartë të mercenarëve, që luftojnë në Ukrainë, konkretisht 2960, nga të cilët 1497 të vrarë. Po ashtu, ministria ruse e Mbrojtjes thotë se edhe nga Shtete e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Gjermania dhe vendet të  tjera nga e gjithë bota u janë bashkuar luftëtarëve ukrainas.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti i kthjellët në të gjithë territorin e vendit

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti do…

24 hours ago

Hoqi dorë nga “Giro d’Italia 2025”, Vingegard shpjegon motivet pas vendimit

“Giro d’Italia 2025” ka humbur njërin prej atyre çiklistëve, të cilët nëse do të garonin…

24 hours ago

Vllaznia-Egnatia në RTSH, Tetova: I kënaqur nga merkato, jemi ndërtuar për të fituar dy trofetë

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Vllaznisë,…

24 hours ago

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2024”, njihuni me të nominuarit

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2024”, organizuar nga FSHF, do të vlerësojë protagonistët kryesorë të…

24 hours ago

Plani strategjik 2025-2030, Spiropali: Synojmë Kuvend me standardet e një vendi anëtar të BE-së

Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi të premten një analizë pune për shqyrtimin e draftit të Planit…

24 hours ago

Vengu mbledh atashetë ushtarakë: Bashkëpunim me aleatët në industrinë e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi sot në një takim me Atashetë Ushtarakë të Republikës…

24 hours ago

This website uses cookies.