Lufta, Rusia sulmon me raketa gjatë natës qytetet ukrainase
Në orët e para të mëngjesit të së premtes, Rusia ka sulmuar me dronë dhe raketat Kievin, Odesën, Dnipropetrovsk, Kharkiv dhe Lviv. Në të gjithë vendin, disa njerëz u plagosën dhe të paktën një person mbeti i vrarë.
Sulmet erdhën disa ditë pasi Ukraina goditi një anije luftarake ruse në portin e pushtuar të Krimesë, Feodosia.
Sulmet duket se kanë qenë të përhapura dhe me shtrirje të gjerë, duke goditur qytete në të gjithë vendin.
Kharkiv është më pak se 40 km (25 milje) nga kufiri lindor i vendit me Rusinë, ndërsa Lviv shtrihet në perëndim të Ukrainës, vetëm 70 km (43 milje) nga kufiri polak.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se mbrojtja ajrore në kryeqytet po punon për ë zmbrapsur sulmet dhe u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në strehimore.
Kryetari i bashkisë së Kharkiv, Igor Terekhov vuri në dukje se një person u vra dhe disa njerëz u plagosën në një seri sulmesh në qytet.
Në Odesa në jug, kryebashkiaku i qytetit raportoi se një ndërtesë kishte marrë flakë pasi u godit nga mbeturinat e një droni të rrëzuar.
Kryetari i qytetit perëndimor të Lviv Andriy Sadovyi tha se kishte pasur të paktën dy sulme në qytet. Sulmi rus vjen një ditë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi SHBA-në për paketën e fundit të miratuar të ndihmës ushtarake prej 250 milionë dollarësh (195.7 milionë £), e cila përfshinte municione të mbrojtjes ajrore.