Categories: BotaLajme

Lufta, SHBA: S’mund të ketë që tani plan qeverisjeje të Gazës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur se është shumë herët për të zhvilluar një plan qeverisjeje pas konfliktit për Gazën.

Teksa Izraeli vazhdon të kryejë ofensivën agresive tokësore, Shtëpia e Bardhë e ka bërë të qartë që çdo plan i ardhshëm do të bëhet në konsultim të ngushtë me partnerët rajonalë pas konfliktit.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby ripërsëriti qëndrimin e sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili tha më herët se Izraeli nuk mund të pushtojë Gazën, por “mund të ketë nevojë për një periudhë tranzicioni në fund të konfliktit”.

Qeverisja në Gaza duhet të jetë diçka që ne të gjithë duhet ta mendojmë me kujdes pas konfliktit. Natyrisht, nuk do të jetë gjendja që ishte më 6 tetor, kur Hamasi ishte nën kontroll”, tha Kirby në një intervistë për CNN.

Zyrtari amerikan vuri në dukje se do të ishte një hap i gabuar nëse Izraeli përpiqet të ripushtojë Gazën.

Do të ishte gabim që Izraeli të përpiqet të ripushtojë Gazën. Do të duhet të ketë një zgjidhje tjetër, një grup të ndryshëm qeverisjeje dhe parimesh qeverisëse, dhe ne do të duhet të punojmë së bashku me partnerët tanë për ta kuptuar këtë”, ka theksuar Kirby.

Qëndrimi amerikan vjen pasi presidenti izraelit Benjamin Netanjahu tha në fillim të kësaj jave se Izraeli do të ketë përgjegjësinë e përgjithshme të sigurisë në Gaza për një periudhë të pacaktuar.

Kirby pranoi se do të ketë një periudhë pas përfundimit të konfliktit ku forcat izraelite ka të ngjarë të jenë ende në Gaza dhe do të kenë disa përgjegjësi fillestare të sigurisë, por shtoi se ishte shumë herët për të parashikuar gjatësinë dhe shkallën e këtyre përgjegjësive.

Ai tha se do të ketë “biseda të rëndësishme me partnerët në rajon”, transmeton CNN. 

Ne e dimë atë që nuk duam të shohim në Gaza pas konfliktit. Ne nuk duam ta shohim Hamasin të ketë kontroll. Ne nuk duam të shohim që Izraeli të ripushtojë Gazën. Do të na duhet të kemi biseda diplomatike me njerëzit në rajon për ta kuptuar këtë”, tha Kirby.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Tenis, Alcaraz triumfon në Montekarlo

Carlos Alcaraz fiton Masterin 1000 pikësh të Montekarlos, pasi ka mposhtur në finale me rezultatin…

11 hours ago

Orkestra e Forcave të Armatosura dhe ajo franceze mbajnë koncert në Paris. Skënderi: Arti, gjuha universale që bashkon kombet

Muzika i kalon kufijtë dhe këtë e dëshmoi koncerti madhështor në katedralen historike Eglise du…

12 hours ago

Thesari historik i Shkodrës – Ura e Mesit po tërheq gjithnjë e më shumë të huajt

Lugina e Kirit bashkë me Urën e Mesit po tërheqin vizitorë të shumtë nga e…

12 hours ago

Parashikimi i fatit, a duhet t’i besojmë? – “Leximi” i yjeve, sa i besojnë shkodranët astrologëve

Parashikimi i yjeve është i pranishëm çdo ditë në mëngjeset tona. E ardhmja mbetet gjithmonë…

12 hours ago

E diela e Larit – Arqipeshkëvi Peragine: Kthehuni nga Zoti, larg fenomeneve negative

Kisha katolike në Shkodër kremtoi të dielën e larit,  e cila kremtohet një javë përpara…

12 hours ago