Lufta/ Sulmet ajrore izraelite godasin Gazën ndërsa palestinezët kërkojnë siguri

gaza 1
Sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën 256 njerëz, duke përfshirë 20 fëmijë, dhe kanë plagosur 1,788 të tjerë në më pak se 24 orë
Një korrespondent i agjencisë palestineze të lajmeve WAFA raportoi se forcat izraelite shënjestruan lagjen Tal al-Hawa të qytetit të Gazës dhe Spitalin al-Quds të Gjysmëhënës së Kuqe, ku qindra familje u strehuan duke kërkuar mbrojtje nga bombardimet izraelite.
Bombardimi gjithashtu shkatërroi dhjetëra shtëpi dhe ndërtesa banimi në të gjithë Rripin, raportoi WAFA.
Ai tha se spitalet Nasser dhe Abu Yousef al-Najjar në jug nuk janë më në gjendje të ndihmojnë të plagosurit pasi ata u dëmtuan nga sulmet.
Po Ushtria izraelite pretendon se një komandant i lartë ushtarak i Hamasit, i cili drejtoi operacionet ajrore të grupit në qytetin e Gazës, është vrarë në sulmet ajrore izraelite.
“Murad Abu Murad u vra gjatë ditës së kaluar kur avionët luftarakë goditën një qendër operacionale të Hamasit nga ku grupi kreu “aktivitetin e tij ajror”, tha ushtria.
Po ashtu mediat izraelite thonë se janë arrestuar mbi 230 anëtarë të Hamasit në disa lokacione në Bregun Perëndimor që nga fillimi i operacionit.
Në mesin e të arrestuarve, shton Jerusalem Post, ka edhe dy eksponentë kryesorë të organizatës terroriste, Sheikh Adnan Asfour dhe Ahmed Awad, të kapur në Nablus.
Palestinezët kërkojnë luftojnë për të mbijetuar nën rrënojat e një ndërtese të shkatërruar nga sulmi ajror izraelit.
